VIDEO/ Makina përplas një vajzë në rrugën Pogradec-Korçë
Një aksident ka ndodhur mbremjen e sotme në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Starovë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një vajzë këmbësore. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën bëjnë të ditur bluzat e bardha. Policia ndodhet ende në vendngjarje për ta zbardhur shkaqet e aksidentit.
Burimi:
syri.net