VIDEO/ Makina përplas gruan në Vlorë, autori largohet nga vendi i ngjarjes

VIDEO/ Makina përplas gruan në Vlorë, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është shënuar në rrugën Transballkanike, në zonën e njohur si “vijat e Bardha” në Vlorë, ku një automjet që lëvizte me shpejtësi ka përplasur një grua rreth 60 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, e plagosura ka marrë dëmtime të shumta në trup, ndërsa mësohet se ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të plagosurën në rrugë. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe është vënë në kërkim të autorit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.