Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
VIDEO/ Ky është momenti ku efektivët e policisë dhunohen nga tre persona në Vlorë
Kanë dalë pamjet e dhunës ndaj dy efektivëve të policisë rrugore në qytetin e Vlorës, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e një konflikti mes tre personave dhe punonjësve të INUV, pasi këta të fundit kanë shkuar për prishjen e një tende. Gjatë ndërhyrjes dhe në përpjekje për të ndalur sulmin fizik, njëri prej punonjësve të Policisë ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime. Si pasojë e goditjeve, dy punonjësit e Policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi: Sot, rreth orës 12:20, shërbimet e Policisë janë njoftuar se në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës ka ndodhur një konflikt ndërmjet punonjësve të INUV dhe shtetasve I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç...