VIDEO-Klos, makina me dy persona bie në përrua/ Shpëton shoferi, nuk dihet ende ‘fati’ i pasagjerit
Një makinë në fshatin Fullqet të Klosit ka rënë në përrua gjatë mbrëmjes. Sipas informacioneve paraprake, në automjet kanë qenë dy persona, drejtuesi dhe një pasagjer i moshuar. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë nga makina dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se i moshuari ka rënë në përrua dhe ende nuk është gjetur.
Burimi:
javanews.al