VIDEO/ I riu në Lezhë humb kontrollin e automjetit, përplaset me shtyllën
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në lagjen SMT, në qytetin e Lezhës. Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, duke bërë që automjeti të përmbyset në rrugë. Sipas informacioneve paraprake, mjeti drejtohej nga një i ri, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime si pasojë e përplasjes së fortë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë verifikimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Policia Rrugore po i nënshtrojnë drejtuesit të mjetit testin e alkoolit, për të përcaktuar nëse ai ka qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike në momentin e aksidentit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar apo kalimtarë të rastësishëm të përfshirë.
Burimi:
syri.net