VIDEO/ Flori i fshehur në makinë dhe mallra kontrabandë, arrestohet 26-vjeçari në Kamzë

VIDEO/ Flori i fshehur në makinë dhe mallra kontrabandë, arrestohet 26-vjeçari në Kamzë

Një rast i kontrabandës së mallrave në afërsi të Kamzës është goditur këtë të shtunë nga Policia e Tiranës. Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan operacionin gjatë të cilit ndaluan një automjet që drejtohej nga shtetasi E. K. Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti të fshehura në baterinë e makinës rreth 524 gramë flori. Po ashtu, në automjet u sekuestruan veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse, një shumë parash si dhe sende e pajisje të tjera të dyshuara të kontrabanduara. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë...