Video/Ekstazi dhe kokainë në lokalet e Bllokut,në pranga punonjës dhe administratorë

Video/Ekstazi dhe kokainë në lokalet e Bllokut,në pranga punonjës dhe administratorë

9 persona janë arrestuar nga policia dhe 2 të tjerë janë në kërkim, pas një operacioni të koduar “Night Clubs”, me në fokus trafikun e lëndëve narkotike në lokalet e kryeqytetit. Në njoftimin e saj policia bën me dije se ky operacion vjen pas disa muajsh hetime, ndërkohë që janë identifikuar 11 shtetas,  punonjës e administratorë të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në brendësi të ambienteve ku ushtronin aktivitetin. Në pranga kanë rënë: Enis Haxhiaj, 39 vjeç; Akil Ndreu, 37 vjeç; Klevis Maqellari, 30 vjeç; Raul Loka, 29 vjeç; Endrijus Shaliu, 34 vjeç; Ergi Hasani, 26 vjeç; Migert Balla, 31 vjeç; Arli Gjokmeli, 36 vjeç dhe Fradjo Keli, 32 vjeç. Po ashtu u arrestua në flagrancë...