VIDEO/ E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit në Tiranë kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

VIDEO/ E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit në Tiranë kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

Policia e kryeqytetit ka njoftuar këtë të premte se ka finalizuar pas hetimeve disa javore, të kryera me metoda proaktive, operacionin e koduar “Blue Punisher”, duke vënë në pranga dy persona. Sipas uniformave blu, E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, banues në Tiranë (të afërm), e kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen e tyre. “Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën ‘Ali Demi’, ku kanë konstatuar një ambient që ata e kishin përshtatur për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen në lokalet e natës. Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë...