Video/Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy braziliane në Durrës

Video/Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy braziliane në Durrës

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e dy shtetaseve braziliane nën akuzën e ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Dy gratë e moshës 26 dhe 39 vjeçe, kanë rënë në pranga gjatë operacionit të koduar “Storm 15”. NJOFTIMI I POLICISE Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 15”. Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi 2-javor me metoda speciale hetimi. Kishin marrë me qira dy ambiente të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Arrestohen 2 shtetase braziliane. Procedohet penalisht pronari i ambienteve, si dhe një...