Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak
Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e Vlorës, ku mbetën të lënduar dy persona, kreu i IMT dhe një efektiv i policisë rrugore. Ngjarja ndodhi gjatë një aksioni për lirimin e hapësirave publike në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës. Siç shihet, dy efektivë të policisë ndërhyjnë për të ndaluar sherrin, por dhunohen nga personat që kundërshtonin aksionin e INUV. Autorë të dhunës ishin tre persona, një 58-vjeçar dhe dy djemtë e tij të moshës 27 dhe 23 vjeç, të cilët u shoqëruan në polici. Ndërsa të lënduarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Gazetarja Greta Haskaj përcolli edhe pamjet e njërit prej të lënduarve, efektivit të rrugores, i cili shfaqet i...