VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

Ndonëse një ditë më parë u njoftua  se do të aplikohet amnisti në burgje nga e cila u tha se përfitojnë 380 të burgosur, në të vërtetë rezulton se nuk ka asnjë listë konkrete dhe madje projektligji për amnistinë 2025 nuk ju është shpërndarë ende aktorëve të interesuar. Top Channel u interesua pranë institucioneve për të disponuar kopje të projektligjit apo të draftit, jo zyrtarisht u mësua se ky draft nuk është ende gati. Diçka e tillë i ka vënë në lëvizje burgjet që gjatë ditës patën takim me ministrin e drejtësisë Besfort Lamallari, ku dhe u pranua nga burimet se është diskutuar edhe për grupet e punës që duhet të draftojnë kriteret se kush përfiton nga amnistia. Një burim i sigurtë i përfshitë në...