Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO-Aksident tragjik në aksin Levan–Tepelenë/ Përplasje e fortë mes dy makinave, humb jetën i riu
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në autostradën Levan–Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri. Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”. Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Peugeot”, që drejtohej nga viktima, dyshohet se i ka prerë rrugën një automjeti tip “Benz”, duke shkaktuar një përplasje të fortë mes dy mjeteve. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i “Peugeot”-it ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila po kryen veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar përgjegjësitë dhe dinamikën e ngjarjes.