Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjes. Një makinë dhe një motor janë përplasur në unazën e qytetit, pranë kryqëzimit të Fabrikës së Miellit. Raportohet se nga përplasja drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Siç duket edhe nga pamjet, aksidenti ka qenë shumë i rëndë. Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.