Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë me dije se qytetarët mund të shohin online të dhënat e pronave të tyre në zonat ku po zhvillohet Regjistrimi Fillestar. Me pak fjalë, nëse zona juaj është në proces regjistrimi, tani mund të hyni në faqen zyrtare të ASHK-së dhe, përmes një harte interaktive, të kontrolloni si janë regjistruar të dhënat e pronës suaj. Kërkimi bëhet sipas zonës kadastrale ose emrit të pronarit. Në hartë shfaqen të gjitha informacionet që janë mbledhur gjatë matjeve dhe verifikimeve në terren. Dokumentet vijojnë të jenë të afishuara edhe fizikisht për 45 ditë në ambientet e njësive të vetëqeverisjes vendore. Kjo do të thotë se qytetarët kanë një afat të caktuar për të kontrolluar të dhënat. Nëse dikush gjen gabime, pasaktësi apo ka...
Burimi:
javanews.al