Vendimi i Kushtetueses për TikTok, familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale, por nga papërgjegjshmëria e insitucioneve
Familja e të ndjerit Martin Cani që u vra një vit më parë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli, ka përshëndetur opinionin e Gjykatës Kushtetuese, e cila deklaroi se vendimi për mbylljen e Tik-Tok ishte antikushtetues dhe u cënua liria e shprehjes. Në deklaratën zyrtare, familja Cani thekson se Martini nuk u vra nga TikTok, por nga dështimi i institucioneve. “Familja e Martin Canit mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shpalli sot antikushtetues mbylljen e rrjetit social TikTok, duke konfirmuar zyrtarisht atë që ne kemi bërtitur me dhimbje që nga dita e parë: Martini nuk u vra nga TikTok! Ky vendim demaskon hipokrizinë e një qeverie që, në vend që të mbante përgjegjësi për dështimet e saj, zgjodhi të përdorte gjakun e djalit...
Burimi:
syri.net