Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize
Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika është paraqitur në ambientet e spitalit të burgut, ku ka shfaqur probleme shëndetësore. Sipas gazetares, Klodiana Lala, Mario Çela ka ardhur nga Belgjika me një epikrizë me vete dhe nga paraburgimi ku ishte vendosur fillimisht është paraqitur në Qendrën Spitalore të burgjeve. Mësohet se Çela kërkon zëvendësim të masës për qëllime shëndetësore. Kujtojmë se Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”. Mario Çela u arrestua në qershor të vitit 2024 nga autoritetet italiane...
Burimi:
javanews.al