Veliaj paditi Presidencën dhe Dadon, zgjidhet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen në Administrative
Gjykata Administrative e Tiranës ka shortuar padinë e kryebashkiakut Erjon Veliaj kundër Presidencës dhe prokurorit Ols Dado. Shorti ka përzgjedhur gjyqtarin administrativ Hazbi Balliu për shqyrtimin e padisë. Veliaj kërkoi pavlefshmërinë e dekretimit të emërimit në detyrë të prokurorit të posaçëm Ols Dado, me pretendimin se nuk kishte ndjekur Shkollën e Magjistraturës. Sipas Veliajt, emërimi i Ols Dados në vitin 2008 është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi ai, sipas pretendimeve, është emëruar prokuror pa kryer Shkollën e Magjistraturës, një kriter i domosdoshëm ligjor për ushtrimin e këtij funksioni. Veliaj thekson se Dado ka kaluar nga statusi i noterit direkt në atë të prokurorit, pa përmbushur kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi në atë kohë. Në padi thuhet se ky emërim i paligjshëm...
Burimi:
javanews.al