Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Shkodër, ku një 67-vjeçar, Hysni Imeri, ka humbur jetën. Policia njoftoi se lexuesi i OSHEE ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të kasetës së matëseve në pallat, ndërsa më parë u dyshua për një shpërthim tritoli. Raportohet se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mbetje tritoli dhe se viktima ka djegie në trup, çka tregon se nuk e ka humbur jetën nga lëndë eksplozive, pasi ato nuk shkaktojnë zjarr. Sakaq, janë këqyrur kamerat dhe nuk rezulton që dikush t’i jetë afruar te paneli. Kjo rrëzon edhe pistën e OSHEE se s’ka patur shpërthim në kasetë. Viktima mësohet se ka një vëlla i cili është akuzuar për një vrasje vite më parë, por ka...