Vazhdon operacioni për gjetjen e 30 vjeçarit Jurgen Karaj, rreth 300 persona të angazhuar në kërkime. Ende asnjë gjurmë

Vazhdon operacioni për gjetjen e 30 vjeçarit Jurgen Karaj, rreth 300 persona të angazhuar në kërkime. Ende asnjë gjurmë

Ka rinisur operacioni për gjetjen e 30 vjeçarit Jurgen Karaj i cili dyshohet se ka humbur pranë Urës së “Halilit” në rrugën e fshatit Fullqet në orët e para të ditës së shtunë pas aksidentit wë pësoi automjeti tip Audi që drejtohej nga 24 vjeçari Andi Losha. Në kërkimet për gjetjen e trupit të 30 vjeçarit, sot marrin pjesë FA me 20 forca dhe 4 mjete, 6 Forca operacionale, 4 forca nga Policia ushtarake, 100 Forca Bashkiake, rreth 150 vullnetar nga Bashkia Klos, MZSH e bashkisë Mat si dhe të rinj nga fshatrat e Bashkisë së Matit të cilët janë përqendruar në kërkime nga grykderdhja në liqenin e Ulzës përgjatë shtratit të lumit Mat drejt Klosit. 30 vjeçari Jurgen Karaj dyshohet se ishte në automjetin...