Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

E ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papjorgji. Më një njoftim për mediat Nancy Van Horn ka shprehur mbështetjen për institucionet e drejtësisë, teksa i ka paraqitur kryetares së Kushtetuese prioritetet e Presidentit Donald Trump. Në njoftim theksohet se prioritet janë çmontimi i rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimi i kushteve të barabarta për bizneset amerikane. Ndërkohë që për Gjykatën Kushtetuese ka theksuar se ka një rol të rëndësishëm për garantimin e drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë, në mënyrë që të vendosë para përgjegjësisë ata që shkelin ligjin. Po ashtu GJK sipas Van Horn ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit ligjor dhe të drejtën. “Sot, e Ngarkuara...