Vaksinimi i vajzave 13-vjeçare, mjekët në Fier: Interesi po shtohet, pasi parandalohen disa lloje kanceri

Vaksinimi i vajzave 13-vjeçare, mjekët në Fier: Interesi po shtohet, pasi parandalohen disa lloje kanceri

Rreth 90% e vajzave 13- vjeçare i janë përgjigjur thirrjes për vaksinimin HPV në harkun kohor të katër viteve në Fier. Mjekja Blerta Muskaj, pohon se vetëm në qëndrën shëndetësore numër 1 përgjatë katër viteve janë regjistruar 305 raste vaksinimi, teksa ka theksuar se nuk kanë munguar edhe refuzimet. Muskaj ka pohuar gjithashtu se kjo vaksinë tashmë është bërë pjesë e Kalendarit Kombëtar të vaksinimit edhe për djemtë. Efektet anësore të vaksinës HPV sipas mjekes, janë të ngjashme me ato të vaksinave të tjera dhe kalojnë lehtë , pa komplikacione , ndërsa ka apeluar për të gjithë prindërit skeptikë , të mos hezitojnë tua aplikojnë fëmijëve të tyre pasi parandalon disa lloje kanceri. Ndërkohë sipas informacioneve të marra pranë Institutit të Shëndetit Publik në Fier,...