Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë
Dy shtetase vietnameze janë vënë në pranga pasi akuzohen se ushtronin prostitucionin. Sipas hetimet, policia e Tiranës tha se dy vietnamezet kishin marrë me qira një apartament në Tiranë në rrugën “Naim Frashëri”, ku ushtronin aktivitetin e paligjshëm. Gjatë operacionit të koduar “Ilegal chat” u arrestuan shtetaset vietnameze, Th. A., 51 vjeçe dhe Th. P., 33 vjeçe. Nga verifikimet rezultoi se bisedat për kryerjen e kësaj veprimtarie, kryheshin në rrjete sociale. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
javanews.al