Ushqimi i spitalit, Prokuroria Korçë nis hetimet për “Shpërdorim detyre”
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka regjistruar kryesisht procedim penal për veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal mbi bazën e informacioneve të publikuara në median online dhe në emisionin investigativ “Piranjat”, në lidhje me problematika në menaxhimin dhe organizimin e shërbimit të ushqimit për pacientët në Spitalin Rajonal Korçë. Procedimi penal u regjistrua pas publikimit të materialit investigativ më datë 11.03.2026, ku referohen gjetje të raportit të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit u evidentuan problematika në menaxhimin dhe organizimin e shërbimit të ushqimit për pacientët. Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, urdhëroi kryerjen e një...
Burimi:
opinion.al