UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban
Lufta në Liban po merr përmasa tragjike, ku fëmijët janë më të rrezikuarit. Klasat e shkollave, sot janë kthyer në streha dëshpërimi. Brenda dy javësh, bilanci është 111 fëmijë të vrarë dhe mbi 330 të tjerë të plagosur nga sulmet ajrore. Zv.Drejtori Ekzekutiv i UNICEF, Ted Chaiban, i cili vizitoi zonat e prekura, thotë se shifrat janë alarmante. “Tani kemi mbi një milion njerëz të zhvendosur në Liban, përfshirë 350 mijë fëmijë. Kjo është pothuajse 20% e popullsisë. Jeta e tyre është shkatërruar plotësisht. Pa shtëpi, pa shkollë. Ata po paguajnë një çmim të tmerrshëm”, tha zv.Drejtori Ekzekutiv i UNICEF, Ted Chaiban. Fatima Basharush është një nga nënat e zhvendosura nga jugu i Libanit. Ajo tregon se lufta po u shkaterron të ardhmen. Fëmijët e...
Burimi:
javanews.al