Unë e vrava/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshohet se u ekzekutua nga Xhuliano Halili
Vrasja e 49-vjeçarit Jani Aliaj brenda burgut të sigurisë së lartë në Koridhalo ka marrë një kthesë të re. Hetimet e autoriteteve greke kanë ngritur dyshime të forta se autor i krimit mund të jetë Xhuliano Halili, 44 vjeç, nga Tepelena, i dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas burimeve hetimore, Halili ndodhej në të njëjtin sektor me viktimën dhe në qeli pranë tij. Ai rezulton i plagosur gjatë ngjarjes, çka ka shtuar dyshimet se ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasje. Fillimisht, përgjegjësinë për krimin e mori përsipër një i burgosur grek, 27-vjeçari Kristos Vardhuniotis, i cili iu vetëdorëzua policisë duke deklaruar se ishte autori. Megjithatë, autoritetet kanë vënë re se në trupin e tij nuk ka shenja përleshjeje, ndërsa i vetmi i dëmtuar fizikisht...
Burimi:
ntv.al