‘Unë dhashë urdhrin’, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek
Shqiptar Klodian Lekocaj alias Klod Cara 49 vjeç, nuk ka të ndalur me veprimtarinë e tij kriminale nga brenda burgjeve të Greqisë. I akuzuar për porositjen e disa vrasjeve, futjen e sendeve të palejuara në qeli, pengmarrje gardianësh apo kërcënime, ai vazhdon i patrazuar të kryejë krime. Së fundmi, ai ka nënshkruar një deklaratë ku merr përsipër porositjen e vrasjes së 46-vjecarit Dhimo Meci brenda burgut të Malandrinos. Meci u plagos me thikë në 29 janar nga një i burgosur grek. Në deklaratën me shkrim, Lekocaj thotë: ‘Kërkoj të merrem në pyetje për sulmin ndaj Dhimo Mecit në 29/01/2026 në Malandrino. Unë e dhashë urdhrin për sulmin. Nuk dua të përzihet asnjë që nuk ka faj. Mund ta vërtetoj vetëm nëse për ndonjë arsye nuk...
Burimi:
syri.net