U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

Familjarët i japin sot lamtumirën e fundit të ndjerës, 75-vjeçares Dashurie Rrapaj, e cila u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili më pas kreu vetëvrasje. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 12:00 në Allambres, vendlindjen e saj, ndërkohë, trupi i autorit ndodhet ende në morg. Për ti dhënë lamtumirën e fundit, kanë ardhur nga emigracioni edhe fëmijët e çiftit të ndjerë. Në një prononcim për mediet, fqinja Natasha Vrapi u shpreh se çifti mbahej për njerëz të mirë. Ajo tha se kishte pasur kontakte të shpeshta me zonjën, të cilën e konsideronte një grua të respektueshme. “Kisha kontakt, shkonin shumë burrë dhe grua. Para 25 vitesh ka marrë truallin e burrit tim. Hynin e dilnim vite më parë. Kanë...