U vra në atentatin e Rinasit bashkë me Gilmando Danin, ish-drejtori i AMP merret i pandehur për punësimin e Muçi Shaljanit

U vra në atentatin e Rinasit bashkë me Gilmando Danin, ish-drejtori i AMP merret i pandehur për punësimin e Muçi Shaljanit

Ish-drejtori i komanduar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Artion Saliasi, është marrë i pandehur në lidhje me rekrutimin në kundërshtim me ligjin brenda AMP-së të Muçi Shaljani (Sheqerit), i vrarë në një makinë me Gilmando Danin më 11 nëntor pasi dolën nga aeroporti i Rinasit. Saliasi është marrë i pandehur pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe AMP-së për shpërdorim detyre. Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në AMP, Gëzim Sala, është rikthyer në detyrë pasi Apeli i hoqi masën e pezillimit nga detyra rreth 1 muaj më parë./vizionplus.tv