U vetëhelmua me fostoksinë/ Në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup iu gjetën…
25-vjeçarja Xhuana Nikolli nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë në QSUT, si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë, dyshohej se dhunohej nga bashkëshorti i saj. Pas ngjarjes, familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, shtetasit E. F, duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë. Në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune, ndërsa në lidhje me këtë rast, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim bashkëshortin e së ndjerës për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”. Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij në Lezhë, por ai nuk është gjetur. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij, pasi pritet të merret në pyetje lidhur...
Burimi:
syri.net