U sekuestrua Ferrari dhe qindra kompjuterë! Detaje nga aksioni i SPAK kundër call-center: Kontroll në 28 ambiente

U sekuestrua Ferrari dhe qindra kompjuterë! Detaje nga aksioni i SPAK kundër call-center: Kontroll në 28 ambiente

Tetë persona janë vënë në pranga me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme në një aksion kundër mashtrimeve me call center. Si pasojë e këtij operacioni janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë për mashtrim kompjuterik, ndërsa janë kontrolluar edhe 28 ambiente: banesa, automjete, zyra, garazhde etj. Hetimet nisën më datë 9 janar pasi në Byronë Kombëtare të Hetimit u paraqitën disa gazetarë italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët gjatë një hulumbimi kishin identifikuar një call center në Tiranë që mashtronte italianë dhe europianë për investime në kriptomonedha të ndryshme. “Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të...