U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali
Mediat italiane kanë zbardhur detaje të tjera nga vrasja e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në makinë në Montecalvoli di Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës. Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit në Via della Repubblica, në qendër të qytetit. Sipas hetimeve fillestare, 25-vjeçari po kthehej në shtëpi nga një natë në një klub nate në Valdera ku pati një grindje. Ai ishte me një mik dhe një kushëri kur, në makinë. 25-vjeçari ndodhej ne sediljen e pasagjerit kur u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër. Sipas mediave italiane, krimi duket se është shkaktuar nga një sherr që kishte pasur i riu në bar. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që personi që...
Burimi:
javanews.al