U prezantuan si të njohur dhe e mashtruan 55-vjeçarin për t’i marrë 40 mijë euro, 3 në pranga, 2 në kërkim

U prezantuan si të njohur dhe e mashtruan 55-vjeçarin për t’i marrë 40 mijë euro, 3 në pranga, 2 në kërkim

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi përmes mashtrimi i morën shumën prej 40 mijë eurosh një 55-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ndërsa policia thotë se autorët komunikuan përmes një aplikacioni dhe u prezantuan si persona të njohur. Katër nga të autorët janë shtetasit Krenar Toromeni, Ilia Gjini, Artur Lecini dhe Elton Rrushi. Ndërkohë në vijim, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Artur Lecini ku është gjetur dhe shtetasi Elton Rrushi, është zbuluar një ambient i përshtatur me pajisje elektrike, për kultivim të bimëve narkotike. “Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar dhjetëra bimë Cannabisi, pajisje (llamba dhe ventilatorë) që shërbenin për kultivimin e tyre në ambiente të...