U plagos me armë zjarri në Rrugën e Kavajës, zbulohet identiteti i 34-vjeçarit

U plagos me armë zjarri në Rrugën e Kavajës, zbulohet identiteti i 34-vjeçarit

Akil Koxhaxhiku, 34 vjeç, ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në zonën e Delijorgjit këtë të premte. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se sherri ka nisur për arsye banale.Lexo edhe :Related Posts Burime bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar në një spital privat, ku po merr ndihmën mjekësore. Ai, sipas të njëjtave burime, ndodhet në gjendje stabël. Vizion Plus mëson se Koxhaxhiku është qëlluar nga autori Besjan Ferazini. “Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. /vizionplus.tv