U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Lezhë. Një automjet u përplas me një motor në dalje drejt superstradës pranë Ishull Lezhës. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake, motori po lëvizte në drejtim të Lezhës, ndërsa autovetura, që po lëvizte nga Lezha, po tentonte të hynte në rrugën dalëse për në superstradë, kur u përplas me motorin. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që hetimet vijojnë.