U nis nga Saranda për në Korfuz me 45,000 euro në çantë, procedohet penalisht
U nis nga Saranda për në Korfuz me 45,000 euro në çantë, procedohet penalisht Policia Kufitare në PKK Port Sarandë ka goditur një rast të mosdeklarimit të parave në kufi, duke proceduar penalisht një shtetas grek, i cili tentoi të dilte me traget nga Shqipëria me 45 000 euro, pa i deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrolleve të vazhdueshme me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se shtetasi mbante në çantën e tij shumën prej 45 mijë eurosh, të cilat po tentonte t’i nxirrte nga territori i Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale, materialet janë referuar Prokurorisë, ku ka nisur procedimi penal...
Burimi:
shkodraweb.com