U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

Ditën e sotme në gjykatën Administrative është mbajtur seanca me paditëse aktoren Anila Bisha. Bisha ka kërkuar pezullimin e ministres së Inteligjencës Artificiale, Diella, deri në shqyrtim në themel të çështjes. Bëhet me dije se avokati i Anila Bishës ka kërkuar shtyrje të seancës, me argumentin se ishte sëmurë.  Në seancë është thirrur agjencia kombëtare e informacionit AKSHI, por nuk është paraqitur. Është thirrur kryeministri nuk është paraqitur tha gjyqtari i çështjes. Dy avokatë të tjerë të pranishëm thanë se këto interesa të përfaqësohen nga avokatura e shtetit. Gjyqtari Armand Shkurta deklaroi se çështja e ngutshme është për paditësin dhe jo për të paditurin, ndaj e shtyn seancën. Çështja shtyhet për në datën 23 shkurt në orën 14:00.