U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi
Në protestën e sotme të opozitës është lënduar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është plagosur gjatë protestës nga bombolat e gazit të hedhur nga policia. Sipas burimeve nga QSUT për A2 CNN, deputeti Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë dhe po merr trajtimin e nevojshëm dhe gjendja e tij është stabël. Ndërsa një protestues është paraqitur në spital i intoksikuar “Një protestues i intoksikuar, gjendja stabël. Deputeti Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë, po merr trajtimin e nevojshëm. Gjendja stabël”, njofton QSUT. Më herët deputeti demokrat në një deklaratë për mediat tha se nuk kursejnë as njerëzit dhe as selinë e Partisë Demokratike nga frika dhe e paniku që i ka kapluar. “Nuk kursejnë as orët e shenjta...
Burimi:
javanews.al