U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk
Efektivët e policisë së Durrësit kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për veprën “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj një shtetasi turk. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin me iniciale A. K., kapiten i një anijeje, i cili dyshohet se është larguar nga Porti i Durrësit pa njoftuar autoritetet portuale dhe pa kryer procedurat ligjore për nisjen. “Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin turk A. K., 39 vjeç, kapiten i një anijeje, pasi dyshohet se është larguar me anijen, nga portit i Durrësit, pa njoftuar autoritetet portuale dhe pa kryer procedurat ligjore për nisjen”, njofton policia. Ndërkohë, administrator i një kompanie peshkimi ka kallëzuar në polici se...
Burimi:
javanews.al