U kërcënua me jetë/ Adriana Kalaja: Pas shantazhit për të mbyllur gojën qëndron Irena me disa mbiemra

U kërcënua me jetë/ Adriana Kalaja: Pas shantazhit për të mbyllur gojën qëndron Irena me disa mbiemra

Policia kriminale e Tiranës, ka referuar në prokurorinë e Tiranës një material kallëzuar duke kërkuar fillimin e ndjekjes penale të një personi, i cili ka kërcënuar me jetë aktivisten dhe avokaten, Ardiana Kalaja. Kjo e fundit është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social “Facebook” nga një person me profil të rremë që fshihet pas emrit “Klaus Bianconeri”. Në një prononcim për median sot para SPAK Kalaja tha se ka bërë kallëzim në polici që më 19 shkurt, pas marrjes së mesazhit kërcënues, por hetimet kanë ngecur. Ajo shprehu dyshimet se pas këtyre kërcënimeve, ‘shantazh për t’i mbyllur gojën’, qëndron vetë gjyqtarja e kallëzuar, Irena Gjoka.  Ajo përmend edhe një kërcënim të dytë më 7 mars, duke denoncuar dhe qëndrimin e papërshtatshëm të policisë. Lexo dhe: Kërcënohet...