U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

Gjykata e Tiranës vleftësoi të ligjshëm arrestimin e Glorian Nezaj, Rezarto Rumi, Klevin Caushin dhe Ardian Caushin të dyshuar se merreshin me tregti armësh, duke i ekspozuar në platformat dixhitale. Gjatë seancën me dyer të mbyllura prokurori Ridvan Suka i tha gjykatës se ra në gjurmët e të dyshuarve mbas disa komunikimeve në rrjetet sociale me një shtetas tjetër ku në një video tregoheshin 10 kallashnikovë. Pasi i ka rënë në dorë kjo video prokurori regjistroi çështjen në qershor 2025, duke urdhëruar përgjime dhe vëzhgime të fshehtë që zgjatën disa muaj. Kjo veprimtari kryhej në aplikacionin Signal tha prokurori. Në 12 janar në funksion të hetimeve është urdhëruar blerja e parë e një pistolete, më pas në 19 janar është kryer blerja e një arme...