U kapën me certifikata për kamion dhe dokumente shkollore false, arrestohen 3 persona në Gjirokastër

U kapën me certifikata për kamion dhe dokumente shkollore false, arrestohen 3 persona në Gjirokastër

Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve të përfshirë në falsifikim të dokumenteve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Autenticiteti”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit A. G., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, V. V., 45 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë dhe E. P., 38 vjeç, banues në Sarandë. -Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. G., administrator i një subjekti për transport ndërkombëtar mallrash (për të tretë dhe/ose me qira), kishte pajisur 16 kamionët e subjektit, me certifikata të dyshuara të falsifikuara, nëpërmjet të cilave autorizohej kryerja e kësaj veprimtarie tregtare. Gjatë kontrollit në subjekt, u gjetën dhe u sekuestruan 16 dokumentet;...