U kapën ‘mat’ duke transportuar emigrantë ilegalë, 2 në pranga, e pëson dhe klandestini

U kapën ‘mat’ duke transportuar emigrantë ilegalë, 2 në pranga, e pëson dhe klandestini

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, për transport emigrantësh të paligjshëm. Pas hekurave ranë Hysni Stërmungu, 28 vjeç, Helidon Dhima, 43 vjeç dhe Hassan Mobin, 28 vjeç, ky fundit emigrant. NJOFTIMI I POLICISETiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Relay”. Arrestohen 2 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, kundrejt pagesës. Në pranga dhe një shtetas i huaj, i cili merrej me organizimin dhe grumbullimin e emigrantëve.     Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Tiranë...