U kap pas 29 vitesh, si Kostandin Nishku vrau me gjakftohtësi të miturin me plumb në kokë

U kap pas 29 vitesh, si Kostandin Nishku vrau me gjakftohtësi të miturin me plumb në kokë

Kostandin Nishku i fshihej drejtësisë prej vitit 1997, por pas 29 vitesh, ai u arrestua në Greqi për llogari të drejtësisë së vendit tonë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 10-vjeçari, nipi i një personi i cili i kishte vrarë vëllain. Historia tragjike nis më datë 19 mars 1997 në Gramsh, kur Nishku, alias Baki Duzha, së bashku me shtetasin Roland Kotorri, kanë shkuar të armatosur në shtëpinë e shtetasit Kujtim Bregu. Objektivi i tyre ishte Veli Bregu, vëllai i Kujtimit, pasi Veli Bregu në vitin 1993 kishte vrarë vëllain e Nishkut dhe gjatë trazirave të vitit 1997 ishte arratisur nga burgu. Veli Bregu nuk ndodhej në banesë dhe aty ishin vetëm Kujtimi, gruaja e tij, djali 10-vjeçar dhe vajza...