U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili u kap në rrugën “5 Maji” në Tiranë me 1 kg e 54 gramë drogë.  Blutë informojnë se të riut Domeniko Cibaku, banues në Dibër, iu gjet droga gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij kanabisi në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro.  Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.  Njoftimi:  Tiranë/Goditje të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.  Finalizohet operacioni policor i koduar “Shape”.  Sekuestrohen 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro. Lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja.  Vihet...