U kap me armë, tritol dhe fishekë, 46-vjeçari e pranon: Kisha nevojë për para, do ndërtoja një shtesë në shtëpi!
Grupi hetimor ka marrë në pyetje Urim Metën i cili ka pranuar se është i përfshirë në trafikun e armëve. “Tani që më kapet e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime”, tha Urim Meta para policisë. Hetuesit kanë dyshime se Meta është i përfshirë dhe në episode të tjera në trafikimin e armëve të zjarrit si dhe të kallepeve të tritolit. Vijojnë hetimet për zbulimin e identitetit të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. 46-vjeçari Urim Meta u arrestua ditën e djeshme në kuadër të operacionit “Synimi”. Ai u arrestuar në rrugën e fshatit Shëngjergj, ndërsa gjatë kontrollit atij iu gjetën dhe sekuestruan 4 kallëpë tritoli, 2...
Burimi:
vizionplus.tv