U hodh në Kanionet e Osumit, palombarët në kërkim të 42-vjeçarit
Prej mesditës së sotme, palombarët po vijojnë kërkimet në Kanionet e Osumit në Skrapar, për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit Ilir Kurti. Në ndihmë të palumbarëve kanë shkuar edhe dy varka Raffting si dhe banorë dhe familjarë, por deri tani nuk ka ende asnjë gjurmë të tij. Rryma e lumit por edhe errësira janë duke i bërë më të vështira kërkimet në ujë. Ekipi i shpëtimit shpreson se trupi të ketë ngecur në ndonjë shkurre, sepse nëse e ka marrë rrjedha nuk dihet se në ç'degë të Osumit mund të përfundojë. 42-vjeçar nga qyteti i Skraparit Ilir Kurti dyshohet se i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme, duke u vetëhedhur në lumë, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të Kanioneve të Osumit në Skrapar....
Burimi:
syri.net