Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
U godit me top në kraharor gjatë lojës së futbollit, humb jetën 42-vjeçari në Vlorë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Novoselë të Vlorës. Një 42-vjeçar, ka ndërruar jetë gjatë një loje futbolli. Sipas të dhënave paraprake, 42-vjeçari u godit nga topi në kraharor dhe humbi jetën gjatë transportit për në spital, ku dyshohet se ka pësuar atak kardiak. “Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.“, thuhet në njoftimin e policisë.