U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Durim Bamin, i cili u ekstradua të enjten nga Dubai për në Shqipëri. Vetë Durim Bami nuk është paraqitur në seancë, por ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i i tij mbrojtës Ilir Murati. Ky i fundit i ka kërkuar gjykatës një masë më të lehtë si ajo e arrestit në shtëpi, por togat e zeza rrëzuan kërkesën. Organi i akuzës SPAK përfaqësohej nga prokurori Altin Dumani, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Ndërkohë edhe në këtë seancë për masë sigurie avokati Ilir Murati ka ngritur shqetësimin para trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Erion Cela, se klientit të tij po i rrezikohet jeta në burgun 313. Kërkesa do të shqyrtohet nga Burgjet në bashkëpunim me prokuroirin...