U ekstradua nga Belgjika/ Gjykata e Posaçme lë në burg Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës

U ekstradua nga Belgjika/ Gjykata e Posaçme lë në burg Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës.Mario Çela u ekstradua mbrëmjen e djeshme nga Belgjika.Ai u arrestua disa kohë më parë në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste.Policia e Shtetit, përmes një reagimi zyrtar, deklaroi se Mario Çela u ekstradua në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.Ekstradimi u finalizua nga bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve në Belgjikë.Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.SPAK bëri me dije atëherë në njoftimin zyrtar se Mario Çela është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin...