U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e Rrogozhinës. Memolla është vetëdorëzuar në zbatim të vendimit të Apelit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë, 1 vit burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike. Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë u shpall fajtor për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.
Burimi:
opinion.al